Bota

100 ditë luftë, Ursula von der Leyen: Trimëria e ukrainasve kërkon respekt dhe admirim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE-ja qëndron me Ukrainën teksa sot shënohen 100 ditë që nga pushtimi i Rusisë në vend.

Von der Leyen ka vlerësuar trimërinë e ukrainasve, që siç thotë ajo është për t’u respektuar.

“100 ditë më parë Rusia nisi luftën e saj të pajustifikueshme ndaj Ukrainës. Trimëria e ukrainasve kërkon respektin dhe admirimin tonë. BE qëndron me Ukrainën. Sot në Paris, do të diskutoj me Emmanuel Macron mbështetjen aktuale dhe të ardhshme të BE-së për vendin”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  ShBA-ja thotë se dy anije me flamur amerikan kanë kaluar suksesshëm nëpër Hormuz

Ukraina është përballur me një betejë të ashpër me rusët në këto 100 ditë, qëkur Vladimir Putin nisin pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt.

Në një deklaratë të fundit, presidenti Volodymyr Zelensky bëri të ditur se Rusia kontrollon 20% të territorit të Ukrainës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *