Lajme

10 vite nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë!

Shkruan Refik Hasani

Më datën 20 janar të këtij muaji, mbushen një dekadë që është larguar në mënyrë të dhunshme Lapidari i UÇPMB-së kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së, e vendosur para objektit të Komunës në Preshevë. 

Lapidari tani as pas një dekade nuk është kthyer në vend, por është në mendjet e Ushtarëve  të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe gjithë popullit të kësaj krahine të mbetur padrejtëisht nën administrimin e Serbisë.

Ky viti shënon largimin me dhunë të pllakës përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-ës, kurse vitin që e lamë pasi ishin tri dekada nga mbajtja dhe organzimi i mbajtjes së Referendumit më 1 e 2 mars të vitit 1992.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Së shpejti do ta procedojmë në Qeveri dhe Kuvend pakon për Reformë në Drejtësi

Shqiptarët në Republikën e Serbisë, vazhdojnë të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë kombëtar shqiptar, Flamurit.

Ende mbetet për t’u dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën komunale të tri komunave, veçmas mungon përfaqësimi si në Gjykata, Prokurori,  Shëndetësi, Administratë Tatimore. Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës dhe mungon përfaqësimi në zinxhirin komandues të Policisë në këtë Krahinë Shqiptare.

Lexo më shumë  Kurti në Francë për takim me Macronin

Kjo krahina shqiptare vazhdon të mbetët rajoni më i prapambetur në gjithë Evropën, është krahina më e diskrimunuar në gjithë Evropën,kemi pasivizim e diskriminim, pastrim etnik dhe shkelje e të drejtave e lirive të njeriut dhe të drejtave kolektive.   

Mbi të gjitha, kjo krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *