Lajme

10 ditë nga përmbytjet në zonën e Torovicës në Lezhë, sipërfaqe të mëdha nën ujë

Kur kanë kaluar 10 ditë nga përmbytjet, në zonën e Torovicës në Lezhë janë ende nën ujë sipërfaqe të mëdha toke. Kulturat bujqësore të mbjella në tokat e përmbytura duket se do të dështojnë këtë vit, ndërsa ende nuk ka nisur puna për rivlerësim të dëmeve.

Fermerët në zonën e Torovicës në Lezhë, duket se këtë vit do të humbin kulturat bujqësore, për shkak të përmbytjeve.

Lexo më shumë  Në Kosovë promovohet pulla postare kundër dhunës gjinore “Sot dhe çdo ditë tjetër”

Edhe pse reshjet kanë pushuar, hidrovori i Balldrenit nuk ka kapacitet për të tërhequr ujin.  Edhe këtë vit fermerët u përballën me dëme të mëdha. Ata dhe bagëtitë e tyre do të kenë vështirësi të ushqehen.

Autoritetet e bujqësisë dhe bashkisë ende nuk kanë publikuar të dhënat se sa është sipërfaqja e tokës nën ujë, ndërkohë që në kulmin e përmbytjeve, vetëm në Lezhë, sipërfaqja e përmbytur i kaloi mbi 2600 hektarë tokë./Syri.net

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *