10 arsyet pse Shqipëria është “i vetmi vend”, nga polici i plotfuqishëm te ministrja e IA
Shkruan Lutfi Dervishi
Jemi i vetmi vend…
10. Jemi i vetmi vend ku polici i lagjes quhej zyrtarisht “i plotfuqishëm”.
9. Jemi i vetmi vend ku i njëjti artikull mund të kushtojë më shtrenjtë në supermarket sesa në dyqanin e lagjes.
8. Jemi i vetmi vend pa një sistem adresash të sakta!
7. Jemi i vetmi vend naftëmbajtës ndër fqinjët, por me naftën ndër më të shtrenjtat në kontinent.
6. Jemi i vetmi vend që për paranë vazhdojmë të flasim me “lekë të vjetra”, 61 vjet pasi i hoqëm nga qarkullimi.
5. Jemi i vetmi vend me drejtori hekurudhash, por pothuajse pa trena.
4. Jemi i vetmi vend që kemi prishur kisha e xhami.
3. Jemi i vetmi vend që kryeministrin më jetëgjatë në detyrë e shpallëm poliagjent.
2. Jemi i vetmi vend që kemi ministre të Inteligjencës Artificiale.
1. Jemi i vetmi vend që Toyota-n japoneze dhe MAN-in gjerman i kemi certifikuar si prodhime bio shqiptare
Rruga Press

