KryesoreOpinion/Aktualitet

10 arsye se pse Erion Veliaj, është kokë e këmbë brenda në murtajën e 5D-së

Shkruan Ervin Goci

Me se pari, nuk eshte distancuar nga gjema, madje thote qe drejtoret jane te njerez te mire qe mund te kene gabuar, pra si prove ai i ka dale ne mbrotje dhe Prokuroria ka te drejte qe ta marre si bashkepunetor i veteshpallur.

Se dyti, shume e rendesishme, vjedhja e drejtoreve eshte bere fakt publik qe nje vit me perpara, dhe zoteria ne fjale i ka dale ne mbrotje publikisht, duke thene qe dhe ky si ata, do ta çoje per shpifje ne Gjykate. Ka vene emrin e tij si mburoje. Tani thote nuk dija gje.

Se treti, vjedhja e parave publike, nuk vjen nga jashte, nuk eshte segmentare, por eshte totale, nje cikel i plote mes porositesve dhe perfituesve, madje dhe punet e mira qe drejtoret kane bere, si psh t’u nxish jeten qytetareve te Tiranes, i kane bere per t’i hap punes vetes.

Se katerti, te perfshire jane me dhjetra njerez, nuk eshte ndonje i paudhe qe ka marre 5 lek, por jane titullaret me te larte qe kane fshire miljona euro.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Kosova merr pjesë në takimet e CEFTA-s

Se pesti, siç thone te gjithe te dhenat, keta drejtore nuk jane audituar kurre, ne asnje moment, dhe kjo eshte kompetence e Erion Veliaj, gjakderdhje e rende, pergjegjesi direkt e titullarit me te larte.

Se gjashti, keta drejtore jane promovuar ne pozione te tjera, nga nje post ne tjetrin, pra nuk eshte se kane bere nje pune, po kane levizur sa nga njeri sektor ne tjetrin pa u analizuar kurre puna e tyre.

Se shtati, drejtoret ne fjale, ne konflikt interesi dhe ne shkelje te ligjit, kane qene ne krye te fushates se zgjedhjeve ne Bashkine Tirane, pra nuk kane qene thjesht administratore, por drejtues politike te fushates se Erion Veliaj. Dhe kjo duhet hetuar me vete

Se teti, afera e 5D eshte e lidhur direkt me incineratorin e Tiranes po dhe me shume afera te tjera qe kane lidhje me korrupsionin me tenderat e shkollave apo hapjen e shesheve te ndertimit me dhune me drejtoret kriminele ne krye. Pra nuk eshte nje çeshtje, por eshte me shume se nje.

Lexo më shumë  Haxhiu: Qeveria e Kurtit nuk e bën “Zajednicën”, nuk bën pazare me Listën Serbe

Se nenti, numri i njerezve te perfshire, do te thote se 100% e drejtuesve te larte dhe nje perqindje e konsiderueshme e drejtuesve te mesem dhe ulet, jane perfshire ne kete skeme gjakpirjeje. I gjithe institucioni ka rene, nderkohe drejtuesi rrin perpiqet ta mbaje si ristele te gjithe ndertesen masive qe po e ze brenda.

Se fundi, sistemi i vendimarrjes ne pushtetin lokal ne Shqiperi, kjo per shkak te ligjit dhe jo per shkak te pelqyeshmerise time personale, eshte sistem vertikal ky ne maje njeh kryetarin e bashkise. Kjo eshte kaq e vertete, sa dhe per nje cent duhet firma e tij, dhe per lejet, dhe per gjithçka tjeter. Theksoj, ky sistem eshte pervers, por ky sistem juridik, per gjithçka ndodh ne institucion, te parin perfshin kryetarin. Nderkohe qe ai duhet te ishte i pari qe do duhej te arrestohej, prokuroria e le te lire te beje katekizem verdalle.

Ngado te rrotullohet, Erion Veliaj eshte i zhytur koke e kembe, eshte nje i mbaruar i pakallur, por qe duhet mbajtur nen presion te fuqishem deri kur te shkoje “te shoket”..

YouTube player