Bota

1 vit pas sulmit në Capitol, Biden fajëson Trump: Pengoi transferimin paqësor të pushtetit

Presidenti amerikan Joe Biden fajësoi Donald Trumpin për trazirat në godinën e Kapitolit më 6 janar, në fjalimin e mbajtur në Kongres 1 vit pas ngjarjes.

“6 janari ishte një sulm i armatosur dhe Donald Trump u përpoq të përmbyste zgjedhjet e lira, Kushtetutën dhe të pengonte transferimin paqësor të pushtetit përmes një grupi huliganësh”, ishin fjalët e Biden.

Lexo më shumë  Kanadaja zhvendos mijëra trupa dhe mjete ushtarake në Letoni, NATO forcon mbrojtjen pranë kufijve me Rusinë

Sipas tij, për Trump, interesat personale janë më të rëndësishme se ato të vendit: “As gjatë Luftës Civile nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Në këtë vend të shenjtë u sulmua demokracia. Ishte një sulm brutal, por populli dhe demokracia rezistuan”.

Një sërë aktivitetesh janë planifikuar nga demokratët me rastin e 1-vjetorit të ngjarjes, por shumica e republikanëve nuk do të jenë të pranishëm.

Lexo më shumë  Zahner: Serbia nuk mund të mbajë lidhje strategjike me Rusinë dhe njëkohësisht të synojë anëtarësimin në BE

Qindra mbështetës të Trump mësynë Kongresin më 6 janar të vitit 2021, ndërsa ligjvënësit po certifikonin fitoren e Biden. 4 persona mbetën të vrarë në trazira dhe rreth 725 vetë janë arrestuar.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *