Bota

1.8 milionë vdekje në vit nga ajri i ndotur

Rreth 1.8 milionë vdekje dhe gati dy milionë raste të astmës i atribuohen ndotjes së ajrit për vitin 2019 në mbarë botën. Dy studime të publikuara në revistën “The Lancet Planetary Health” ngrenë alarmin për domosdoshmërinë e një strategjie për të përmirësuar ndotjen e ajrit dhe për të reduktuar ekspozimin ndaj emetimeve të dëmshme, raporton “Euractive“. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe fëmijët.

Njëri prej studimeve zbuloi se 2.5 miliardë njerëz – rreth 86% e njerëzve që jetojnë në zona urbane në mbarë botën – janë të ekspozuar ndaj niveleve të pashëndetshme të grimcave. Kjo solli si pasojë 1.8 milionë vdekje në qytete në mbarë botën në vitin 2019.

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Një studim tjetër zbuloi se gati 2 milionë raste astme te fëmijët në mbarë botën ishin të lidhura me ndotjen e ajrit që vjen si pasojë e trafikut të dioksidit të azotit (NO2).

Gjetjet e dy raporteve vijnë në një kohë kur Komisioni Evropian po përgatit një propozim legjislativ për të rishikuar standardet e cilësisë së ajrit të BE-së për t’i përafruar ato më afër me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nisma do të jetë pjesë e politikës kryesore mjedisore të BE-së, Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, e planifikuar të miratohet në gjysmën e dytë të 2022.

Standardet e cilësisë së ajrit në disa vende të BE-së aktualisht nuk shkojnë paralel me rekomandimet e OBSH-së.

Për NO2, vlera maksimale e lejuar për përqendrimet mesatare vjetore është 40 μg/m3 – një nivel që tejkalohet vazhdimisht në zonat urbane të disa shteteve anëtare. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka evidentuar 14 raste shkeljesh në 13 vende anëtare dhe në Britaninë e Madhe.

Midis 1990 dhe 2019, numri i vdekjeve të parakohshme që i atribuohen ndotjes së ajrit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian është ulur nga rreth 1 milion në vit, në afërsisht 350 000 në vit./res/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *