KryesoreLajme

1.3 milionë metra katrorë tokë në bregdet për investitorët strategjikë

Investitorët strategjikë morën 1.3 milionë metra katrorë tokë në bregdet dhe shfrytëzuan zonat më me vlerë të rivierës shqiptare.

Agjencia e Investimeve Strategjike ka dhënë 8 projekte për të ndërtuar hotele, vila private dhe ambiente argëtimi për biznesmenët afër qeverisë, të cilët ndërtojnë nën statusin e investitorëve strategjikë. Vlera e këtyre ndërtesave është 423 milionë euro.

Investimet u përqëndruan në zonat e Gjirit të Lalëzit- Hamallaj dhe në bregun e jugut të Shqipërisë.

Që nga viti 2015 në bregdet ka 8 projekte ku janë ndërtuar hotele, vila private dhe ambiente argëtuese.

Në Gjirin e Lalzit dhe Hamallaj janë 2 projekte të investuara nga dy kompani, në total 114 milion euro.

Lexo më shumë  Kurti: Trashëgimtarët e Millosheviqit në Beograd refuzojnë t’i hapin arkivat për t’i zbuluar lokacionet e varrezave masive

Në Hamallaj i është dhënë kompanisë Mane TCI një sipërfaqe toke prej 187 mijë metër katrorë. Në Gjirin e Lalzit Concord Investment ka marrë një sipërfaqe mbi 334 mijë metër katrorë

Ndërsa në jug, pas vitit 2015 moda e fshatrave turistik pushtoi bregun. Palasa dhe Dhërmiu janë zonat e preferuara të investitorëve.

Në këtë hapësirë janë dhënë leje për 5 komplekse turistike me vlerë 230 milion euro.

Në Ksamil, kompania Boiken SHPK ka marrë në shfrytëzim 280 mijë metër katrorë tokë.

Kompania Concord në Dhërmi ka përfituar nga shteti 141 mijë metër katrorë. Po në Dhërmi janë dhënë gjithashtu 133 mijë metër katrorë për kompaninë Startek.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Palasa gjendet sot nën pushtetin e dy komplekseve Green Coast ku janë ndërtuar vila private me një sipërfaqe prej 400 mijë metër katrorë.

Shteti këtyre kompanive merr përsipër t’u ndërtojë rrugë dhe kanalizime dhe t’u çojë energji elektrike. Në këtë mënyrë përveç miliona euro vlerë të tokës, buxheti i shqiptarëve duhet të harxhojë miliona euro të tjera që këtyre bizneseve të mos u mungojë infrastruktura për përfitimet e tyre. /euronews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *