KryesoreLajme

Zyrtarja e KiE: Sinjal se Kosova është gati për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës

Shefja e re e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennesy, e cila kohët e fundit ka marrë përsipër detyrat e saj në këtë pozitë, ka bërë vizitën e saj të parë zyrtare në Kosovë.

Ajo u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmetin, për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin të dyja palët.

Në njoftimin e dhënë nga Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Hennesy vlerësoi pozitivisht përpjekjet dhe përmbushjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga institucionet e Kosovës që lidhen me çështjen e pronave të Manastirit të Deçanit.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ajo veçoi këtë veprim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe si një mesazh të fuqishëm që shërben si dëshmi e gatishmërisë së Kosovës për të u bashkuar me Këshillin e Evropës.

Hennesy shprehu gatishmërinë e saj për të punuar ngushtë me autoritetet kosovare për të shtyrë përpara projekte të rëndësishme që do të kontribuojnë në përmirësimin e standardeve dhe praktikave në vend.

Po ashtu, ajo theksoi se zyra e saj do të jetë në vëmendjen e plotë të përmbushjes së mandatit të saj në fusha të caktuara.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Nga ana tjetër, zëvendësministri Ahmeti, duke nënvizuar rëndësinë vitale të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, bëri njohur për progresin dhe hapat konkretë që Republika e Kosovës ka ndërmarrë për të përmbushur kriteret e nevojshme – një proces që sipas tij, po lëviz në drejtimin e duhur dhe me hapa të qëndrueshëm.

Takimi mes Hennesy dhe Ahmetit shënon fillimin e një etape të re bashkëpunimi dhe dialogu midis Këshillit të Evropës dhe Republikës së Kosovës, duke u përqendruar në të arriturat kritike që do të ndihmojnë në avancimin e vendit në arenën evropiane dhe ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player