Sport

Zyrtarisht trajner te Barcelona, Xavi do të prezantohet sot në “Camp Nou”

Ditën e sotme Xavi Hernandez do të prezantohet si trajneri i ri i Barcelonës, në orën 13:00. 41-vjeçari do të kthehet ditën e sotme në “Camp Nou” pas gjashtë vitesh mungesë.

Gjatë prezantimit si trajner i Barçës, në “Camp Nou” priten diku tek 25 mijë spektatorë, sipas “Mundo Deportivo”, që do të mbështesin Xavin në këtë eksperiencë të re.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

Aktualisht Barcelona ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, ku ka grumbulluar 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura.

Në katër ndeshjet e fundit katalanasit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, duke vështirësuar akoma më shumë situatën.

Me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona shpresojnë që të kthehen të krye të tabelës së klasifikimit.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *