Zyrtari i VV-së konfirmon Vitinë kandidat për Prishtinën
Kandidati për asamblist në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Petrit Reçica, ka konfirmuar se ministri aktual i Shëndetësisë, Arben Vitia do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “po i bashkohem super ekipit te Arben Vitisë për kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës”.
“Në zgjedhjet lokale të këtij viti po i bashkohem listës së VV-së për asamble komunale. Pasi që bagazhi im ka të bëjë me gastronomi dhe evente kulturore po mendoj që jam përfaqësues i denjë i këtyre sektorëve. Pra: Për gastronominë dhe kulturën, pasi që gastronomia është kulturë. Ditëve në vazhdim do të jem më afër problemeve të kategorive që do t’i përfaqësoj, me shpresë që deri n ‘fillimin zyrtar të fushatës s’kam me postu gjana fushatore, deri atëherë mire mbetshi”, ka shkruar ai.
Rruga Press