Bota

Zyrtari i NATO-s: E qartë që Ukraina nuk do dorëzohet. As Rusia nuk tërhiqet, pavarësisht humbjeve

Një zyrtar i lartë i NATO-s, ka deklaruar ditën e hënë se asnjë nga palët në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po tërhiqet.

Sipas zyrtarit kjo është mjaft e rrezikshme, edhe pse deri në këto momente nuk ka asnjë epërsi ushtarake apo avancim të rusëve nga pozicionet e tyre në Ukrainë.

“Nëse nuk jemi tashmë në një ngërç, ne po i afrohemi me shpejtësi një të tille. Dhe është diçka shumë e mirë për të thënë kur merrni parasysh pabarazinë në forcë kur filloi kjo luftë. A do të dorëzohen ukrainasit? Jo. Dhe ata kanë qenë shumë të qartë se nuk do të dorëzohen. Pra, çfarë ndodh kur këto dy forca vrapojnë kundër njëra-tjetrës në këtë mënyrë?. Edhe Rusia gjithashtu nuk po tërhiqet, pavarësisht humbjeve të tyre”, tha zyrtari.

Lexo më shumë  CO2 me shumicë/ Nivelet e dioksidit të karbonit të çliruar në ajër u rritën më shpejt se asnjëherë në 2024-n

Në ditët e fundit forcat ruse kanë vazhduar të grumbullojnë përforcime dhe të përpiqen të përmirësojnë mbështetjen logjistike si në Kiev ashtu edhe në drejtimet operacionale jugore, tha zyrtari.

Sipas tij qeveria bjelloruse, ndërkohë, po “përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës”.

Zyrtarët ukrainas kanë paralajmëruar publikisht se Bjellorusia mund t’i bashkohet luftës.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Mbetet vlerësimi i NATO-s se qëllimi kryesor i Rusisë është ende të kapë kryeqytetin ukrainas dhe të detyrojë një ndryshim të qeverisë atje, si dhe të detyrojë Ukrainën të marrë një pozicion neutral me NATO-n dhe të çmilitarizohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *