Zyrtari i departamentit amerikan të mbrojtjes arrestohet në Tiranë
Të Shtunën, shtetasi amerikan Marcel Miller është ndaluar nga policia e Tiranës me pretekstin se ka qënë i pirë, ndonëse ai nuk po udhëtonte me mjetin tip motoçikletë.
Miller-it i është rrëzuar mjeti për një moment dhe patrulla e policisë i është afruar duke i kërkuar të bëjë testin e alkoolit.
Forcat e komisiariatit nr 2 në Tiranë e kanë shoqëruar për në qeli, dhe prej 3 ditësh e mban në këto mjedse, pa kryer asnjë veprim tjetër procedurial.
Policia telefonon avokatin mbrojtës, duke kërkuar ndërmjetësim për të biseduar dhe ende nuk kanë gjetur një zyrtar të policisë, që të asistojë përkthimin në gjuhën e huaj.
Burime bëjnë me dije se Miller është një zyrtar i Departamentit të Mbrojtjes, i cili gjendej përkohësisht, për qëllime turistike në Shqipëri.
Interesimi i ambasadës amerikane mund të përshpejtojë veprimet e policisë ndaj shtetasit amerikan, të braktisur në qeli.
Rruga Press