KryesoreLajme

Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Sekretari parlamentar i Shtetit i Ministrisë Federale Gjermane të Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Frank Schwabe, është duke zhvilluar vizitë në Kosovë

Ambasada gjermane në Kosovë, ka deklaruar se kjo vizitë vjen në një moment veçanërisht historik.

“Vizita e tij përkon me konstituimin e parlamentit të ri dhe formimin e qeverisë – ngjarje që ai ishte në gjendje të dëshmonte nga dora e parë duke marrë pjesë në të dy seancat e kuvendit. Ai ka qenë edhe ndër të parët që ka uruar kryeministrin Albin Kurti për formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo më shumë  Nga integrimi evropian te izolimi: A po rikthehet Serbia në vitet ’90?

Gjatë qëndrimit të tij, Schwabe është takuar me ministren e sapoemëruar të Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Glauk Konjufcën, pak orë para emërimit të tij si zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme.

Sipas njoftimit, takimet u fokusuan në vlerësimin e gjendjes së marrëdhënieve dypalëshe dhe identifikimin e fushave të reja për bashkëpunim.

YouTube player

Lexo më shumë  Kryeparlamentarja Haxhiu: Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, dihet kush ishte agresori