Lajme

Zyrtari gjerman takohet me komandantin Jashari, flasin për të ardhmen e FSK-së

Zëvendësambasadori gjerman, Christian Bottcher, ka zhvilluar një takim me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, dyshja diskutoi për procesin e transformimit dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se Jashari shprehu mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Lexo më shumë  ​“Tronditi themelet e shtetit”, Hasani: Dekreti i Osmanit për shpërndarje të Kuvendit është jokushtetues

Po ashtu, në njoftim theksohet se Bottcher rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës.

“[Ai] theksoi përkushtimin e Gjermanisë për ta parë Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë si pjesë e një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë. Christian Bottcher gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për bashkëpunimin e fortë dhe konstruktiv me FSK-në”.

Lexo më shumë  Grenelli i del në mbështetje Vjosa Osmanit: Shpërbërja e Kuvendit lajm i shkëlqyer, Hashim Thaçi për kryeministër

Rruga Press

YouTube player