Bota

Zyrtari amerikan: Ushtria ruse ka përfunduar tërheqjen nga Kievi

Forcat e Kremlinit kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga kryeqyteti i Ukrainës, Kievi dhe besohet se janë duke rifurnizuar trupat për një rishpërndarje të pritshme në vend, ka thënë një zyrtar i lartë amerikan.

“Ne po vlerësojmë se të gjithë rusët janë larguar”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, shkruan Skynews.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Vlerësimi i SHBA-së, i cili u bë në 24 orët e fundit, vjen pasi këshilli i qytetit të Kievit tha sot se katër fëmijë ishin në mesin e 89 të vrarëve në kryeqytetin ukrainas që kur Rusia filloi pushtimin e saj më 24 shkurt.

398 persona të tjerë janë plagosur dhe 167 ndërtesa banimi janë dëmtuar nga sulmet ruse.

Këshilli i qytetit tha se kryeqyteti ishte tani “më i sigurt”, por ekzistonte ende një kërcënim për sulme ajrore nga armët me rreze më të gjatë.

Lexo më shumë  Presidenti serb kërcënon me hakmarrje pasi planet për Kullën Trump në Beograd u penguan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *