Bota

Zyrtarët: Gjysma e Ukrainës ka nevojë për pastrimin nga minat

Rreth gjysma e territorit të Ukrainës ka nevojë për pastrimin e minave, sipas një përfaqësuesi të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave.

Oleg Bondar tha se rreth 300,000 km katror tokë kërkon përpjekje humanitare për çminim, me një sasi të madhe eksplozivi që ende qëndron në zonat e marra nga ushtarët rusë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Përpjekjet u përqendruan pranë Kievit dhe zonave të tjera veriore të vendit, thotë Bondar. Kontrollet po vazhdojnë në rajonet e Kharkiv dhe Nikolaev, pavarësisht granatimeve ruse.

Puna e pastrimit ka përfunduar në Irpin, afër Kievit, por Bondar thotë se toka private duhet ende të kontrollohet, gjë që kërkon lejen e pronarëve. /abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *