Bota

Zyrtarët e Kremlinit besojnë se lufta në Ukrainë ishte gabim katastrofik

Ndërsa humbjet ushtarake ruse vazhdojnë të rriten, të brendshëm të Kremlinit thuhet se po vënë në dyshim vendimin e Presidentit Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën, sipas Bloomberg.

Disa anëtarë në rrethin elitar të Putinit besojnë se lufta e Rusisë me Ukrainën ishte një “gabim katastrofik që do ta kthejë vendin prapa për vite me radhë”, i thanë dhjetë burime rrjetit televiziv me bazë në Amerikë.

Lexo më shumë  Izraeli beson se ka vrarë tre zyrtarë iranianë, përfshirë edhe ministrin e Mbrojtjes

Burimet thanë gjithashtu se të brendshëm të Kremlinit nuk shihnin “asnjë shans” që lideri rus të ndryshonte kursin, me disa që shprehën frikën e tyre se Putin mund të përdorë armët bërthamore.

Qyteti i Kreminës ra në duart e pushtuesve pasi forcat filluan sulmet përgjatë 300 miljeve të frontit lindor të vendit.

Ofensiva pritej për disa javë pasi forcat e Kremlinit u tërhoqën nga kryeqyteti Kiev.

Lexo më shumë  Shefi i OKB, Antonio Guterres bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Afganistanit dhe Pakistanit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *