Bota

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplanët rusë kishin hedhur benzinë mbi dronin e tyre

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Rusinë për sjellje të papërgjegjshme, pasi një dron amerikan u përplas në Detin e Zi pasi iu afruan dy aeroplan rusë, raporton BBC.

Para përplasjes, aeroplanët rusë thuhet se i kishin hedhur benzinë në drejtim ku po lëvizte droni, që Shtetet e Bashkuara thonë se ishte hapësirë ndërkombëtare ajrore.

Droni MQ-9 Reaper ishte rrëzuar të martën, pas një konfrontimi që zgjati 30 deri në 40 minuta, kanë bërë të ditur zyrtarët amerikanë.

Lexo më shumë  Jep dorëheqjen kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen

Në anën tjetër, Rusia ka mohuar pretendimet se dy aeroplanët e saj Su-27, kishin pasur çfarëdo kontakti me dronin amerikan.

Pyetja kryesore është nëse takimi i dronit me aeroplanë rusë ishte thjesht një përpjekje e Rusisë për të penguar dronin amerikan dhe punën e tij – apo nëse ishte një përpjekje e qëllimshme për ta rrëzuar atë.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thonë se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:03 të martën.

Disa herë para përplasjes, aeroplanët luftarakë hodhën karburant mbi dronin në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesional”, thuhet në një deklaratë.

Lexo më shumë  Qendra studimore e Izraelit: Iranit i kanë mbetur 1000 raketa balistike

“Fluturakja jonë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, u tha ndër tjera.

Dronët Reaper janë fluturake vëzhgimi me krahë të gjerë deri në 20 metra.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *