Bota

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Ditët në vazhdim do të jenë kritike për Ukrainën

Sipas zyrtarëve amerikan ajo që do të ndodhë në Donbass, në lindje të Ukrainës gjatë katër javëve të ardhshme konsiderohet veçanërisht e rëndësishme.

Ata vënë në dukje gjithashtu se ushtria ruse po përparon në Donbass por “nuk duhet t’ju jepet mundësia për t’u rikuperuar.” Evelyn Farkas e cila shërbeu si zyrtare e lartë në Pentagon gjatë viteve të ish-presidentit Barack Obama, është shprehur: Rusët janë në një pozicion ku mund të të shërohen nëse ju jepet kohë e mjaftueshme.

Ndërsa gjenerali amerikan në pension Frederick Hodges i cili ka shërbyer dhe në Europë është shprehur se është e  rëndësishme që trupat ruse të sulmohen ndërsa vazhdojnë përgatitjet e tyre.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Po sipas këtyre zyrtarëve nëse ushtria ruse merr kontrollin e Donbassit, kjo do të vendosë presidentin Vladimir Putinin në një pozicion të fortë në tryezën e bisedimeve dhe do të çojë në perceptimin se ‘operacioni’ siç e quan ai luftën në Ukrainë ka qënë i suksesshëm.

Kështu Putini do të shkruajë pikë për meritën e tij.

Përndryshe Presidenti rus duhet të bëjë një ‘zgjedhje të vështirë’ midis rraskapitjes së ushtrisë së tij në një luftë që mund të zgjasë në vite ose bërjen e lëshimeve në tryezë. 

Administrata amerikane e sheh muajin e ardhshëm si kritik përsa i përket rrjedhës së luftës. 

Duke përshpejtuar dërgesat e armëve në Ukrainë, SHBA-të tani po dërgojnë dronët ‘Phoenix Ghost’ pas ‘Sëitchblade’. 

Pentagoni njoftoi se kjo armë e padëgjuara më parë u zhvilluan me shpejtësi nga Forcat Ajrore të SHBA-së, duke marrë parasysh nevojat e ushtrisë ukrainase.

 Ky dron kamikaz i disponueshëm ka karakteristika të ngjashme me ‘Sëitchblades’ të dërguar më parë, kështu që nuk kërkohet trajnim shtesë për përdorimin e tij. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *