Bota

Zyrtarë të inteligjencës britanike thonë se Britania është më afër një konflikti në shkallë të gjerë

Zyrtarë të inteligjencës britanike thonë se Britania është më afër një konflikti të shkallës së gjerë se në çdo moment tjetër, ndërsa kriza në Lindjen e Mesme intensifikohet e Rusia ndjek një agjendë zgjerimi dhe Kina zhvillon armë të avancuara.

Një zyrtar I lartë ka thënë se njësia e fshehtë prej 4,500 trupash ka qenë më e ngarkuara në të paktën një dekadë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Zyrtari u pyet nëse pajtohej me Sekretarin e Mbrojtjes, Grant Shapps, i cili pati thënë se Britania dhe Perëndimi po “kalonin nga një botë paslufte në një botë paralufte”.

Zyrtarët që kanë folur bazuar në inteligjencë kanë përmendur sulmet e vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe mundësinë e zgjerimit të konfliktit, e kanë shtuar mundësinë që Kina të provojë ta marrë Tajvanin me forcë, raportoi Guardian. 

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“A ka gjasa për një konflikt të shkallës së gjerë? Po, ka. Ka më shumë gjasa se në çfarëdo pike”, kanë thënë zyrtarët, kurse kanë theksuar jostabilitetin e thelluar nga lufta Izrael-Gaza dhe fushatën bombarduese të SHBA-së kundër rebelëve Houthi në Jemen e grupet militante.

Rruga Press

YouTube player