Sport

ZYRTARE: Raphael Varane lojtari më i ri i Manchester Unitedit

Mbrojtësi francez, Raphael Varane është futbollisti më i ri i Manchester Unitedit.

Varane ka nënshkruar me “Djajtë e Kuq” një marrëveshje që e mban atë në “Old Trafford” në katër vitet e ardhshme, shkruan Demokracia.com.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madrid për transferimin e mbrojtësit ndërkombëtar francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphaël Varane, me kusht që të përfundohen kushtet mjekësore dhe të lojtarit”, thuhet në komunikatën e Man Unitedit.

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Varane ishte pjesë e Real Madridit nga viti 2011, ndërsa më herët ka bërë karrierë te Lens në Francë.

Raportohet se Raphael Varane i ka kushtuar 50 milionë euro Manchester Unitedit plus bonuset. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *