Lajme

Zyrtare: Nënshkruhen 13 marrëveshjet mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se janë nënshkruar 13 marrëveshje me Qeverinë e Shqipërisë.

Sipas njoftimit, edhe pse pa mbledhje të dy qeverive, marrëveshjet u nënshkruan, e të cilat mbulojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme duke nisur nga siguria e drejtësia deri tek arsimi e kultura.

“Me qëllim krijimin e një hapësire të lirë për ndërveprimin e njerëzve, ideve, kapitalit dhe fushave të tjera të përbashkëta, si dhe për të siguruar një perspektivë më të mirë për shtetasit e dy vendeve, është nënshkruar marrëveshja për njohjen reciproke të profesionit të avokatit dhe të ndërmjetësit”.

Lexo më shumë  Zv.ministri Qorrolli thotë se sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rusia e bëri në Ukrainë

“Për të zhvilluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, promovimin e tregtisë dhe lehtësimin e procedurave kontrolluese, është lidhur marrëveshje për lehtësimin e procedurave të kontrollit të produkteve të origjinës jo-shtazore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Tutje, bëhet e ditur se një tjetër marrëveshje është edhe dhurimi nga ana e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, Qeverisë së Kosovës i portalit e-inspection.

“Gjithashtu, Ministrat e Brendshëm të dy vendeve tona kanë nënshkruar edhe deklaratën e përbashkët të qëllimit duke u zotuar bashkërisht për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar dhe avancimin e shkëmbimit të informacioneve përmes sistemeve të Menaxhimit të Kufirit, avancimin e Qendrës së Përbashkët për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe avancimin e bashkëpunimit në parandalimin dhe luftimin e krimit”.

Lexo më shumë  Çmenduria e betonit/ 1.5 milion metra katrorë ndërtime të reja në Tiranë

“Marrëveshjet e sotme, së bashku me ato të nënshkruara në dy mbledhjet e mbajtura në dy vitet e fundit mes qeverive, i sjellin vendet e qytetarët tanë më pranë njëri-tjetrit dhe ritheksojnë fuqizimin e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player