Zyrtare: Jurgen Klopp vazhdon kontratën me Liverpoolin
Liverpooli ka njoftuar se Jurgen Klopp ka nënshkruar një kontratë të re me klubin.
Trajneri gjerman kishte edhe dy vite kontratë, pasi aktualja i skadonte në 2024, ndërsa tani ai ka vazhduar edhe për më tutje, deri nw vitin 2026.
Asistentët e tij, Pepijn Lijnders dhe Peter Krawietz po ashtu kanë vendosur të vazhdojnë tutje me klubin anglez.
Pepijn Lijnders and Peter Krawietz have joined Jürgen Klopp in signing new contracts with the Reds 🤩
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Liverpool emëroi Kloppin si trajner më 8 tetor 2015 pas shtatë sezoneve të suksesshme në krye të Borussia Dortmund.
Para periudhës së tij, ai kishte qenë në krye të FSV Mainz 05, duke i kthyer ata përsëri në Bundesligë dhe duke arritur në Evropë për herë të parë në historinë e tyre.
We are delighted to announce Jürgen Klopp has signed a new contract to extend his commitment with the club! 🔴
— Liverpool FC (@LFC) April 28, 2022
Jurgen Kopp ka kthyer titullin e kampionit te Liverpooli pas shumë vitesh, ndërsa ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve.
Rruga Press