KryesoreLajme

Zyba publikon ftesën që i kishte bërë Millorad Dodiku ish-presidentit Hashim Thaçi: Ai juve po ju lyp, juve po ju don

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka shpërndarë një postim në të cilin publikoi një ftesë të bërë nga Millorad Dodik, presidenti i Republikës Srpska, për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyba ka theksuar se Dodik për Thaçin kishte shkruar “është kënaqësi të ju ftoj”, duke nënkuptuar një ftesë miqësore dhe të ngrohtë.

Lexo më shumë  Shkodër, 220 biznese falimentuan në 2024, Kreu i BSPSH, Tuka: shpopullimi faktor

Në postimin e tij, Zyba ka krahasuar këtë sjellje të Dodikut ndaj Thaçit me reagimin e tij të ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Ai shkruan: “Ai juve po ju lyp, juve po ju don 2.0”, duke lënë të kuptohet se Dodik është i gatshëm të ndërmarrë veprime të ndryshme për Thaçin, por reagon ndryshe ndaj Kurtit.

Lexo më shumë  Aseti rus në Shtëpinë e Bardhë

Rruga Press

YouTube player