Zyba për partinë e Arsenijeviqit: Subjekti urdhërohet për certifikim nga PZAP, ndërkohë kryetari nuk i përgjigjet Policisë pas gjetjes së armëve në shtëpinë e tij
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj urdhrit për certifikimin e partisë së Aleksandar Arsenijeviq për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Ai e ka quajtur vendimin absurd, duke theksuar se lideri i këtij subjekti është në arrati në Serbi, ndërkohë që nuk i është përgjigjur ftesës së Policisë së Kosovës.
Ky person është i kërkuar nga autoritetet kosovare pasi në shtëpinë e tij është zbuluar një arsenal armësh. “Subjekti urdhërohet për certifikim, ndërkohë që kryetari i ikur në Serbi nuk po përgjigjet ndaj drejtësisë. Ky është standard i dyfishtë dhe cenim i rendit juridik,” ka deklaruar ai.
Postimi i plotë:
Rruga Press

