KryesoreLajme

Zyba: Këta e kanë hallin me VETËVENDOSJE!n dhe Albin Kurtin, jo me Albulena Haxhiun

Nga Sali Zyba

Këta e kanë hallin me VETËVENDOSJE!n dhe Albin Kurtin, jo me Albulena Haxhiun.

Ndonëse duket se ka nuanca dallimi, situata është më bardhë e zi se kurrë. Ja kush flet sot kundër e hedh vrer përditë nëpër kiosqet e tyre të quajtura ‘portale’:

Ai, lajmi i të cilit Ambasada Amerikane tha se ‘vjen nga Rusia’.

Ai, që me lajme nga Serbia thoshte se ‘u gjetën eshtrat e Ukshin Hotit’.

Ai, që protestës së grave të komunitetit serb në veri, i referohej si protestë e madhe në Serbi.

Lexo më shumë  Zyrtari gjerman viziton Kosovën, uron konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

Ai, që shef deri para pak ditësh e kishte atë që thoshte ‘pas 20 vjetësh s’kanë çka gjykohen më krimet e luftës. Duhet Amnisti’.

Ai, që shef deri para pak ditësh e kishte atë që ndër shqiptarë të numëruar në gishta të një dore kanë takuar dy krerët e UDB-së, Stanishiq e Stijoviq.

Ai, që shef deri para pak ditësh e kishte atë që bëri shkrim me titull ‘’Ta lemë veriun të ikë’’, shkrim/fushatë për shkëmbimin territorial.

Ai, ky tjetri tash, që deri para pak ditësh ishte drejtor në një medium të krijuar me certifikatë nga Serbia, të vet vendlindjes së tij (Pec, Srbija).

Lexo më shumë  “Ishulli i Trump”/ RAI3: Sazani, perla e natyrës, e blerë nga Ivanka dhe Jared Kushner

Ai, tjetri tjetër, që si deputet votoi Zajednicën (2013);

Gjykatën Speciale (2015);

Amnistinë e kriminelëve në veri (2015);

Ortakë i një gurthyesi me serb në veri, Peticion ‘Kundër Zhbërjes së Gjykatës Speciale), e cka jo tjetër.

Ai, tash ky tjetër nga këta 3 të parët, që doli në incizim që bënte artikuj me pagesë nga biznismen që vet i referoheshin nga Rusia.

Të gjithë këta, dhe jo vetëm këta, sot intezivisht gurgullojnë duke zhurmuar, fshihen prapa gazetarisë, por i njohim të gjithë.

Rruga Press

YouTube player