BallinaBota

Zvicra përditëson listën e “vendeve me rrezik”, shtohet Maqedonia e Veriut

Zvicra përditësoi listën e “vendeve me rrezik” të kufizimit të udhëtimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit (COVID-19).

Zyra Federale e Shëndetësisë (BAG) theksoi se kufizimet e udhëtimit janë vendosur për 12 vende dhe pjesën më të madhe të Italisë dhe Austrisë.

Në listën e “vendeve me rrezik” janë shtuar SHBA, Gjeorgjia, Portugalia, Polonia, Jordania, Lituania, Maqedonia e Veriut, San Marino dhe Sllovenia.

Lexo më shumë  Estonia thotë se një dron rus goditi një termocentral të saj

Qeveria Federale njoftoi se personat që hyjnë në Zvicër nga vendet në listën që hyri në fuqi pas 6 korrikut do të futen në karantinë 10 ditë.

Në Zvicër, ata që nuk respektojnë karantinën u nënshtrohen gjobave të mëdha.

Në 24 orët e fundit, 4.382 raste të reja u zbuluan në vend, ndërsa 101 persona të tjerë vdiqën.

Deri më tani, 344.497 raste të COVID-19 janë raportuar në Zvicër dhe 4.848 njerëz kanë vdekur.

Lexo më shumë  Historike: Sarah Mullally bëhet gruaja e parë kryepeshkope e Kishës Anglikane
YouTube player