Zvicra në OKB: Të marrin përgjegjësi sulmuesit në Banjskë
Përfaqësuesi i Zvicrës në OKB ka ftuar Serbinë t’i vërë para drejtësisë përgjegjësit e sulmit në Banjskë, e Kosovës i ka kërkuar që t’i shmangë veprimet e njëanshme.
Ai ka thënë se së fundmi është rrezikuar bashkëjetesa mes komuniteteve në Kosovës, duke i ftuar palët që të zgjedhin dialogun si proces të zgjidhjes.
“Ftojmë që Serbia t’i ftojë në përgjegjësi ata që kryen sulm në Banjskë…Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet që rrezikojnë situatën”, ka thënë ai.
Rruga Press