Sport

Zvicra kundër Bjellorusisë. UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka vendosur që Bjellorusia ta luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë, në stadiumin “Karagjorgje”. Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës. Kjo do të thotë se Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.

Bjellorusia është nën sanksione speciale për mbështetjen e pushtimit rus të Ukrainës. Ajo nuk lejohet të luajë ndeshje në fushën e saj vendase, por do të duhet ta luajë çdo ndeshje në një vend tjetër.

Lexo më shumë  Galatasaray i bën ofertë Dinamo Zagrebit për Arbër Hoxhën

UEFA befasoi duke caktuar Novi Sadin si vendin pritës të ndeshjes së Bjellorusisë, për shkak se kundërshtar i saj do të jetë Zvicra më 25 mars të vitit të ardhshëm. Te përfaqësuesja helvetike, lojtarët shqiptarë kanë fjalën kryesore.

Xhaka e Shaqiri ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në dy botëroret e fundit në fazën e grupeve. Më 2018, Xhaka e Shaqiri shënuan dhe festuan me shqiponjë. Edhe në ndeshjen e fundit në “Katar 2022”, ndeshja u përcoll me shumë incidente. Madje, Xhaka e festoi fitoren duke mbajtur vesh fanellën e futbollistit tjetër shqiptar të Zvicrës, Ardon Jashari. Serbët këtë e konsideruan provokim të rëndë, pasi pretendonin se ylli i Arsenalit e kujtoi komandantin legjendar Adem Jashari.

Lexo më shumë  Gjiganti spanjoll kërkon futbollistin e Kombëtares Mario Mitaj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *