Shëndetësi

Zvicra do të heqë të gjitha kufizimet e hyrjes

Më 2 maj Zvicra heq të gjitha kufizimet e hyrjes. 

Udhëtarët nga jashtë së shpejti do të mund të hyjnë në Zvicër ose të aplikojnë sërish për vizë, sipas kushteve të zakonshme, që kanë vlejtur para pandemisë.

Pas 2 majit do të hiqen edhe kufizimet e fundit të hyrjes, të vendosura dy vite më parë, për shkak të koronavirusit.

Sipas një njoftimi në twitter të bërë në mbrëmjen e të enjtes (sot) nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), duke filluar nga e hëna pas një jave, më 2 maj, do të zbatohen sërish kriteret normale për udhëtime në Zvicër, shkruan srf.ch.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *