Lajme

Zvicër-Kosovë me biçikletë. I emocionuar në lot: Në shtëpi nuk më pret askush, prindërit më kanë vdekur

Vaxhid Xhelili është poeti që po bën xhiron e rrjetit për nismën që ka marrë. Ai po udhëton prej dy javësh me biçikletë nga Zvicra në vendlindjen e tij, në Kosovë.

Në një lidhje me Skype në “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se si i ka shkuar udhëtimi deri më tani.

“Ky ishte udhëtimi i ëndrrave të mia. Si i ri kur kam dal në diasporë, në Zvicër kisha dëshirë të eksploroja me biçikletë. Unë kam udhëtuar me tren, me autobus, me aeroplan shumë pak se e kam frikë. Jam nis nga Baseli më 4 maj, rreth dy javë. Deri tani ka qenë udhëtimi shumë më mirë se ç’e kam menduar, fillimisht ishte pak vështirë se ishte shi, por njerëzit më kanë pritur shumë mirë.

Lexo më shumë  Reportazhi francez i vitit 1998 tregon sesi UÇK-ja i kishte ruajtur manastiret serbe në Rahovec

“Qëllimi im ka qenë të qendrojë afër natyrës prandaj kam zgjedhur kampingun, se mund të rrija edhe në hotel.  Kam disa miqtë e mi që e kanë sponsorizuar udhëtimin, pa ja kërkuar unë. E kanë bërë vetë me dëshirën e tyre”.

Më tej, Vaxhidi u prek dhe me lot në sy u shpreh se në shtëpinë e tij në Kosovë nuk ka askënd që e pret, pasi prindërit i kanë vdekur.

Lexo më shumë  Shumë trafik?! Në rrugët e Shqipërisë u shtuan 71 mijë automjete në 9 muaj

“Kam 35 vite larg. Nuk kam asnjëri që më pret. Më presin bashkëvendasit e mi, të gjithë njerëzit që i njoh dhe më njohin. Në shtëpi nuk më pret askush. Më ka vdekur prindërit, nëna më ka vdekur para 5 muajsh. Unë kam gruan dhe familjen këtu në Zvicër. Kam dy djemë, që më kanë lindur në Deçan, por tani jemi në Zvicër”./abcnews.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *