BotaKryesore

Zv.Sekretari i Thesarit të SHBA-së sqaron detajet e sanksioneve ndaj Rusisë

Zëvendës Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Wally Adeyemo, foli për njoftimin e sanksioneve të së martës, duke detajuar qasjen trepalëshe të administratës Biden.

“Sanksionet që vendosëm ishin veprime të rëndësishme që patën ndikim në Rusi në mënyra të shumta”, tha Adeyemo gjatë një paraqitje të shkurtër në MSNBC.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të martën paraqiti atë që ai e quajti “këstin e parë” të sanksioneve amerikane kundër Rusisë, duke përfshirë dy institucione të mëdha financiare, borxhin sovran rus, si dhe elitat ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre.

  • Për bankat: “Bankat të cilave ne u ramë pas, njëra prej tyre ishte kritike për aftësinë e Vladimir Putinit për të projektuar pushtetin brenda Rusisë. Janë paratë që përdorin për të paguar për gjëra brenda vendit. Banka e dytë ishte kritike për industrinë e tyre të mbrojtjes dhe aftësinë e tyre për të projektuar fuqi jashtë Rusisë. Ne i kemi shkëputur ato banka nga sistemi financiar i SHBA-së dhe sot asetet e tyre janë ngrirë për shkak të veprimeve që kemi ndërmarrë”, tha Adeyemo.
  • Për individët: “Ne shkëputëm raportin me elitat ruse. Këto elita janë afër Kremlinit dhe afër Putinit. Dhe realiteti është se Vladimir Putini fiton një pjesë të madhe të pasurisë së tij duke marrë para nga këto elita dhe nga ekonomia ruse. Pra, ashtu siç ndërpremë lidhjen me këta individë dhe fëmijët e tyre, ne i ndërpremë Vladimir Putinit aftësinë për të përdorur burimet e tyre për të çuar përpara stilin e jetës së tij.”
  • Për borxhin: “Veprimi që ne ndërmorëm për të shuar borxhin sovran do të thotë se me kalimin e kohës ekonomia e Rusisë do të jetë e uritur për burimet që u nevojiten për të projektuar fuqinë brenda rajonit dhe në mbarë botën”.
Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Duke i bërë jehonë komenteve të Bidenit dje, Adeyemo pranoi se do të ketë disa kosto për amerikanët, përfshirë pompën e gazit.

“Ajo që na ka thënë Presidenti është të ndërmarrim veprime që do të ndikojnë rëndë në ekonominë ruse dhe të zbusim ndikimin në SHBA dhe Evropë, të cilën ne e kemi bërë, por do të ketë kosto dhe qëllimi ynë do të jetë të sigurohemi që ne t’i zbusim këto kosto me kalimin e kohës, “tha ai.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

“Një nga gjërat që bëmë dje ishte se përveç të ndjekurit e individëve të përmendur, ne u ramë pas edhe fëmijëve të tyre. Dhe qëllimi ynë do të jetë të sigurohemi që individët përreth tyre, paratë që ata po dërgojnë në vende si Londra dhe Nju Jorku përmes këtyre individëve, nuk do mund të rrjedhin më dhe ne e kufizojmë aftësinë e kësaj paraje që të kthehen te presidenti Putin”, përfundoi ai.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *