Lajme

Zv.ministri Durmishi sot në konferencë prezenton keqpërdorimet e gjeturat flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës


Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi sot në një konferencë për media do t’i paraqes të gjeturat për keqpërdorimet në njësitë për patentë shofer.

Durmishi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se të premten (02.01 2024) në orën 13:00 në njësinë për patentë shofer tek Stacioni i Autobusëve do të mbajë konferencën për media.

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

“Dua t’ju njoftoj se nesër, më datë 02.02.2024 (e premte), do të mbaj konferencë për media në të cilën do t’ju paraqes të gjitha të gjeturat dhe keqpërdorimet flagrante në njësitë për patentë shofer gjithandej Kosovës”, ka shkruar Durmishi.

Ditë më parë Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të  angazhuar në departamentin për patentë shofer.

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica

Zv.ministri Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Rruga Press

YouTube player