Lajme

Zv.kryeministri Bislimi: Masat e BE-së kanë pasur efekt në Raportin e Progresit

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka thënë se Kosova beson në të ardhmen evropian dhe duhet t’i jepet mundësia që ta dëshmojë.

Ai ka thënë se janë bërë hapa për anëtarësimin në BE.

Gjatë diskutimeve në Kuvend për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2023, zv.kryeministri Bislimi ka shtuar se angazhimi i Qeverisë ndaj BE-së është i madh.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

“Ne e përkrahim pakon për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet të ketë fonde e përfitime pa i përqafuar vlerat e BE-së. Ne besojmë se masat në fuqi kanë pasur efekt në raport. Është e rëndësishme që BE-ja t’i heq këto masa”, ka thënë ai.

Sipas tij, Raporti e përgëzon Kosovë për politikën e jashtme për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Kosova është lavdëruar edhe për bashkëpunimin rajonal”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Rruga Press

YouTube player