BallinaLajme

Zotohet Basha: Do kufizoj me dy mandate postin e kryeministrit

Në kuadër të 30 vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë Lulzim Basha bëri një zotim publik se pas ardhjes së tij në pushtet do të kufizojë në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit.

“Sot marr një zotim të veçantë, që është kufizimi i pushtetit dhe mandatit të kryeministrit. Kufizimi në vetëm dy mandate të postit të kryeministrit, të kreut të ekzekutivit.”, tha Basha.

Lexo më shumë  Samiti në Bruksel/ Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

Sipas Bashës, një politikan nuk jep dot më shumë se sa 8 vite në pushtet.

“Një njeri nuk jep dot më shumë se 8 vjet në pushtet. Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm, kur kemi të rinj e të reja shqiptare plot. Dy mandate janë mjaftueshëm për qeverisje, e më pas t’i hapet rruga rinisë. Kryeministri të mos zgjidhet në më shumë se 2 mandate. Bashkë do e largojmë të keqen. Zoti e bekoftë rininë shqiptare.”, pohoi kryedemokrati.

Lexo më shumë  Përurohet akseleratori milionësh në QKUK, Kurti: Onkologjia shembull për Kosovën dhe rajonin
YouTube player