Bota

‘Zonja Merkel, duhet ta shohësh vetë këtë masakër në Ukrainë’

Të lidhur, të torturuar, të vrarë dhe të hedhur në rrugë: masakra e Bucha-s në Ukrainë ka tronditur botën.

Është një krim lufte, për të cilin presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky fajëson edhe qeveritë e mëparshme perëndimore.

Në një mesazh me video gjatë natës për mbarë botën, Zelensky i dërgoi një mesazh edhe ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ai e ftoi atë dhe ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy të shohin me sytë e tyre se çfarë pasojash ka sjellë politika e tyre e dështuar ndaj Rusisë.

“E ftoj zonjën Merkel dhe zotin Sarkozy që të vizitojnë Bucha-n dhe të shohin se çfarë ka sjellë politika e tyre e lëshimeve ndaj Rusisë. Do të shihni ukrainasit e torturuar me sytë tuaj”.

Në vitin 2008, shtetet e NATO-s, përfshi edhe Gjermaninë e drejtuar nga Angela Merkel, i premtuan anëtarësimin Ukrainës, por u tërhoqën pas presionit rus.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *