ZKA: Mbi 81 milionë € iu rrit buxheti Ministrisë së Mbrojtjes brenda vitit 2023 për blerje ushtarake, qeveria i ndau buxhet rekord prej 204 milionë €
Një buxhet rekord prej 123 milionë euro ndau Qeveria e Republikës së Kosovës në fillim të vitit 2023 për Ministrinë e Mbrojtjes por ky bugjet pothuajse u dyfyshua deri në fund të vitit 2023 duke kapur shifren prej 204 milionë euro.
Buxheti final është më i lartë se buxheti fillestar për 81,491,051€ të gjitha këto ndryshime buxhetore kanë ardhur si rezultat i rishikimit buxhetor dhe vendimeve të qeverisë e ku shumica e këtyre mjeteve shkuan për blerjen e armatimit.
Këto janë të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimi për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023.
Sipas opinionit të ZKA-së, Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.
Sipas këtij raporti, buxheti final i Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2023 ishte rritur mbi 81 milionë € nga buxheti fillestar me anë të vendimeve të qeverisë me qëllim të rritjes së blerjeve ushtarake, këto ndryshime buxhetore ishin bërë në kategoritë mallra, shërbime si dhe për investime kapitale.
Buxheti final për mallra dhe shërbime krahasuar me buxhetin fillestar ishte rritur për 11,976,620€. Rritje e buxhetit në mallra dhe shërbime vjen nga vendimet e Qeverisë për pagesën e obligimeve doganore dhe blerjeve ushtarake.
Buxheti final për investime kapitale krahasuar me buxhetin fillestar ishte rritur për 64,860,541€. Rritja e buxhetit në investime kapitale vjen nga vendimet e Qeverisë për mbulimin e obligimeve kontraktuale, pagesën e obligimeve doganore dhe për blerje ushtarake thuhet në raportin e ZKA.
Gjithashtu në këtë raport thuhet që në vitin 2023 Ministria ka shpenzuar 87% të buxhetit final ose 177,943,593€, që krahasuar me vitin 2022 ka një rritje të shpenzimeve për afro 40 milion€ ndërsa krahasuar me vitin 2021 ka rritje të shpenzimeve për mbi 85 milion€. /kosovanews/
Raporti i ZKA-së: https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2024_3e56ab15-74c1-4706-a3b3-31b5d47aa559.pdf
Rruga Press