Zjarri tek Sarajet e Toptanëve, Andi Bushati: A do t’i vihej flaka, pa e ditur se do të ngrihej një kullë?!
Gazetari Andi Bushati ka ngritur një pyetje pas zjarrvënies së qëllimshme tek “Sarajet e Toptanëve”.
Në një postim në rrjetet sociale, Bushati pyet se a do të shkonte një qytetar të vinte zjarrin në një objekt, pa e ditur se do të kishte një interes më të madh?
“Pertej pallavrave qe po thone sot rilindasit ka nje pyetje: a do shkonte ky ketu ti vinte flaken sarajeve, pa e ditur se mbi germadha mund te ngrihej nje kulle? A do e urdheronin ata qe e kane yshtur, pa e ditur qe do merrnin leje ndertimi?
Nuk besoj se ka njeri qe e shkaterron pronen pa pasur siguri se do perfitoje me shume prej saj,”-shkruan Bushati.
Rruga Press