Lajme

Zjarri që nxjerr ‘lakuriq’ shtetin, 5 nga 6 komisariatet e Tiranës nuk plotësojnë kushtet, s’kanë as dhoma të marrjes në pyetje

Nga Elvis Myrta

Ngjarja e rëndë e së shtunës, ku humbi jetën në ambientet e paraburgimit 26-vjeçari Arben Mici, ka nxjerr në pah problematikat që ka Policia e Shtetit.

5 nga 6 komisariatet e kryeqytetit, dhomat e paraburgimit ku mbahen personat që dyshohen, apo kanë kryer një vepër penale, janë jashtë standartit. Këto ambiente nuk plotësojnë kushtet më minimale. Ky fakt pohohet nën zë nga inspektorë, efektivë të thjeshtë, por edhe oficerë që ushtrojnë detyrën në këto komisariate.

Shumica e të arresturve pyeten nga oficerët në zyrat e këtyre të fundit, për shkak të mungesës së ambienteve. Kjo është një shkelje e rëndë, pasi marrja në pyetje e të ndaluarit, arrestuarit, apo shoqëruarit bëhet në dhomën e marrjes në pyetje.

Marrja në pyetje në zyra rrezikon dhe punën e oficerit, pasi gjatë këtij procesi, mundësitë e arratisjes së personit, janë të larta. Policia ka disa eksperienca të tilla ku të ndaluarit janë larguar nga komisariatet.

E në këto raste, nën hetim janë vënë gjithmonë efektivët e policisë për shpërdorim detyre, duke mos marrë për bazë kushtet ku ata punojnë.

Lexo më shumë  Ministri Aliu: Nga projekti i banimit social në Kosovë do të përfitojnë personat dhe familjet me kushte jo të mira ekonomike

Fax neës ka mësuar se standartet dhe plotësimin e kushteve për paraburgim i plotëson vetëm Drejtoria e Policisë Tiranë si dhe komisariati nr.6 në Kombinat, pasi është ndërtuar vitet e fundit. Ndërsa 5 komisariatet e tjerë të kryeytetit paraburgim quajnë 2 apo 3 dhoma që nuk janë më shumë se 30-35 m2.

Mungesa e dhomave të paraburgimit ka qenë një problematikë e hershme e policisë, ku pothuajsë çdo ditë ato janë të mbingarkuara. Ky fakt vërtetohet edhe nga dëshmia e njërit prej efektivëve të vënë nën hetim në komisariatin nr.5.

Pyetjes së kolegëve të tij të Agjensise së Mbikqyrjes Policore, se pse dy të arrestuarit, ndaj të cilëve kishte edhe një masë sigurie me vendim gjykate nuk u dërguan në drejtorinë e Tianës, ai i është përgjigjur se ka qenë i ngarkuar.

“Ne i vumë në dijeni për ketë fakt, por dhomat e paraburgimit ne drejtori kanë qenë të ngarkuara. Ata nuk na u përgjigjën dhe për këtë u deryruam që ti binim në Kamëz, komisariat ku edhe u ndaluan”. 

Për këtë rast u ngritën shumë pyetje se pse Mici dhe Dilaveri, nuk u transferuan në burg, kur po atë ditë paradite, gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg”.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim themeluesit e shkollës shqipe `AlbaLife` në New York

Nga informacionet që Fax News siguroi, mësoi se dy të arrestuarit u dërguan sërish në Kamëz, pasi nuk ishte nxjerrë urdhëri i ekzekutimit nga ana e prokurorisë, e për këtë trasferimi u shty për të dielën.

Ngjarja e rëndë e Kamzës ka çuar në pranga 2 policë dhe ka vënë nën hetim 3 të tjerë. Ata u arrrstuan pas hetimeve paraprake por si AMP ashtu edhe prokuroria e Tiranës vijojnë hetimet, ku të gjithë punonjësit që ishin në turn këte të shtunë janë duke u hetuar dhe të gjithëve do u merren deklarimet.

Nën hetim është edhe Idrizi, por dëshmia e tij nuk është administruar ende për shkak të gjëndjes së tij të rëndë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *