BotaKryesore

Zjarri drejt zemrës së Rusisë: Trumpi shqyrton dërgimin e raketave amerikane që mund të godasin Moskën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas raportimeve të Washington Post, po konsideron dërgimin e raketave me rreze të gjatë veprimi Tomahawk në Ukrainë – armë këto që kanë aftësinë të godasin objektiva të rëndësishëm si Moska apo Shën Petersburgu. Burime të brendshme në Shtëpinë e Bardhë bëjnë të ditur se kjo është pjesë e një strategjie për të rritur presionin ushtarak ndaj Rusisë.

Lexo më shumë  Barometri i Ballkanit 2025/ Shqetësim në Shqipëri, çmimet e larta

Në një bisedë të fundit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Trump mësohet të ketë pyetur se pse Ukraina nuk po godet kryeqytetin rus, ndërsa Zelensky është përgjigjur se një veprim i tillë është i mundur vetëm nëse SHBA-ja furnizon me armët e duhura.

Diskutimet në Washington përfshijnë edhe autorizimin e përdorimit të 18 raketave ATACMS, të cilat janë të vendosura në Ukrainë, por që aktualisht kanë kufizime në përdorim. Këto raketa, me një rreze prej 300 km, nuk arrijnë dot në Moskë, por mund të godasin objektiva strategjikë rusë brenda territorit të vendit.

Lexo më shumë  “Unë jam kryeministër i Kosovës” – Kurti për reagimin e ambasadës amerikane mbi Listën Serbe

Paketa e re e ndihmës ushtarake për Ukrainën pritet të përfshijë edhe raketa të tjera shtesë ATACMS, ndërkohë që zyrtarë të Pentagonit kanë shtyrë prej muajsh për veprime më të thella dhe më të drejtpërdrejta kundër infrastrukturës ushtarake ruse.

YouTube player