Bota

Zjarr në tragetin me 300 persona në bord, operacion i madh shpëtimi në brigjet suedeze

Një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar në brigjet suedeze pas një zjarri që shpërtheu në një traget me 300 persona në bord.

Zjarri i cili tashmë është vënë nën kontroll ka filluar në një kamion frigorifer që ndodhej në traget, i cili ishte nisur nga Suedia për të shkuar në drejtin të Letonisë.

Lexo më shumë  Në Iran mund të jenë vrarë mbi 15 mijë njerëz - "Situata aktuale është një gjenocid total, krim kundër njerëzimit dhe bota ka heshtur"

“Zjarri është vënë nën kontroll”, tha për AFP, Lisa Mjorning, zëdhënësja e autoriteteve portuale suedeze.

Në vendngjarje janë dërguar tre helikopterë dhe shtatë varka. Në bord ndodhen rreth 240 pasagjerë, me 50 deri në 60 anëtarë të ekuipazhit. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar, pasi alarmi është ngritur rreth orës 12:30 me orën lokale.

Lexo më shumë  Kroacia rikthen shërbimin ushtarak pas pothuajse dy dekadash/ DW: 1,200 të rinjtë kanë marrë thirrje për dy muaj shërbim ushtarak

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *