Zjarr në Astir/ Nënë e bir hidhen nga dritarja për t’u shpëtuar flakëve, gruaja vdes
Zona e Astirit në Tiranë, është zgjuar në terror mëngjesin e sotëm, duke shënuar dhe një viktimë! Dosja.al mësoi se orët e para të mëngjesit në një apartament rreth orës 4:30 të mëngjesit kishte rënë zjarr.
Në panik e sipër, në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve, nënë e bir janë hedhur nga ballkoni. Siç u raportua fillimisht nga Dosja.al, e më pas u konfirmua nga Policia me anë të një njoftimi zyrtar, nënë e bir, përkatësisht 62 dhe 36 vjeç, janë hedhur nga dritarja. Deri më tani raportohet se 62-vjeçarja Hava Osmënaj., ka ndërruar jetë, ndërsa iu biri, Klodiani, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që në banesën e tyre ka mbërritur grupi hetimor, duke nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.
Rruga Press