Lajme

Ziadin Sela/ Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë,populli shënon unifikim, ngritje dhe fitore!

Ndërsa ne sot gëzojmë shkronjat me të cilat identifikojmë gjuhën tonë, festojmë Nëntorin si muaj që për ne si popull shënon unifikim, ngritje dhe fitore!

113 vite mësojmë e shkruajmë me alfabetin tonë, për të cilin shumë sakrifica janë bërë, prandaj sot nuk guxojmë të lejojmë që gjuha jonë të nënvlerësohet. E kemi obligim moral ta ngrejmë atë në nivelin për të cilin kanë punuar të parët tanë, prej të cilëve e kemi amanet! E ky amanet, me kaq peshë që bart në vete, na përket të gjithëve që jetojmë në këtë shtet, pa dallim!

Lexo më shumë  Këlliçi: Ç'duhet të ndodhë më që Edi Rama të japë dorëheqjen?! Ka gjithë kabinetin e 2013-ës në burg!

Ndjej keqardhje që edhe pas miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend, Gjuha Shqipe ende nuk gëzon trajtimin e merituar.Megjithatë, sot ju uroj Ditën e Alfabetit, me shpresë që jetëgjatësia e saj të jetë e përjetshme e amaneti të çohet në vend!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *