Zhvillohen protesta masive në Gjermani kundër paktit CDU/CSU dhe AfD
Qindra-mijëra vetë në të gjithë Gjermaninë protestuan në fundjavë ,në rrugët e shumë qyteteve kundër votimit të përbashkët të CDU/CSU dhe AfD në Bundestag.
Sipas policisë rreth 160,000 vetë u mblodhën vetëm në Berlin të dielën pasdite për të demonstruar për ruajtjen e barrikadave ndaj AfD. Organizatorët thonë se numri i pjesëmarrësve ka qenë madje deri në 250,000 demonstrues. Shumë pjesëmarrës kishin në duar pankarta kundër CDU dhe kundër kandidatit të tyre për kancelar Friedrich Merz.
Marshimi demonstrues u zhvillua nga rrugët e afërta me Bundestagun e deri tek selia e partisë CDU.
Demonstruesit ndezën dritat e celularëve dhe brohoritën kundër kandidatit të Unionit për kancelar, Merz.
Demonstruesit kërkuan distancë të qartë ndaj AfD dhe brohorisnin që Merz duhet të turpërohet. Për shkak të numrit të madh të protestuesve, shumë rrugë u bllokuan në Berlin.
Rruga Press