“Zhurmë” në darkën e samitit/ Bashkëshortin e kryeministrit të Luksemburgut e ulin pranë homofobit hungarez
Dhjetëra të ftuar u ulën me kujdes përgjatë tryezës së gjatë, në darkën e samitit të NATO-s, në pallatin mbretëror të Spanjës.
Detaji që tërhoqi vëmendjen, ishte ulja e Gauthier Destenay, bashkëshortit të kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bettel, pranë kryeministri homofob hungarez, Viktor Orbán.
Kjo ka ngritur spekulimet nëse ulja e tyre ishte e qëllimshme, duke marrë shkas nga muaji i Krenarisë së LGBTIQ+, apo nëse ishte ulje e rastësishme duke zbatuar protokollin e pallatit mbretëror.
The Guardian raporton se ky organizim ka ardhur një vit pasi kryeministri i Luksemburgut kritikoi Orbanin për një ligj hungarez që ndalon portretizimin e personave LGBT në materialet për fëmijë.
“Të fajësohen në nivel kombëtar, të konsiderohen si jo normalë, të konsiderohen si rrezik për të rinjtë, nuk do të thotë që të jesh homoseksual nuk është një zgjedhje”, tha Bettel, i cili në vitin 2015 u bë lideri i parë i BE-së që u martua me një person nga i njëjti seks.
Në atë kohë, ai i kërkoi Orbanit të merrte parasysh dëmin e mundshëm që ligji mund të kishte mbi të rinjtë.
Kujtojmë se kryeministri i Luksemburgut dhe partneri i tij kanë përfunduar jo pak herë në titujt kryesorë të mediave, pasi Destenay ka marrë pushim nga praktika e tij arkitekturore për të shoqëruar Bettel në vizitat dhe samitet shtetërore.
Rruga Press