Lajme

Zhdukja e 49 arkave me banane në Portin e Durrësit akoma mister, 7 të arrestuarit drejt lirimit

Mbetet mister zhdukja e 49 arkave me banane brenda të cilave dyshohet të ketë pasur lëndë narkotike kokainë.

Kontejneri i ardhur nga Ekuadori rezultoi i pa plumbosur dhe mungonte një pjesë e ngarkesës.

Punonjësit e sigurisë dhe konkretisht ata të monitorimit të kamerave në sallën operative do të lirohen nga burgu.

Lexo më shumë  Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se për Gentian Halilin, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila dhe Skënder Plaku sot prokurori Afrim Shehu do të kërkojë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje

Gjithashtu edhe për dy punonjësit e kompanisë “Ziko shpk” Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata do kërkojë zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje.

Lexo më shumë  Kthesa e PS/ Rama urdhëron mbrojtje për Ballukun, socialistët derdhen në ekrane

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *