“Zgjoi”, filmi më i mirë edhe në festivalin gjerman në Brunswick
Filmi shqiptar, “Zgjoi” po vazhdon me suksese të njëpasnjëshme nëpër botë. Pas premierës që pati në New York, projekti me regji të Blerta Bashollit ka marrë një tjetër çmim në Gjermani.
Filmi është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.
Kjo është bërë e ditur nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tyre:
“Filmi nën regji të Blerta Bashollit ka marrë çmimin “Die Tilda”, të cilin juria e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg, e ndan për filmin më të mirë.
Basholli përmes një video-mesazhi ka thënë se ajo ka një lidhje të veçantë me festivalin dhe me këtë qytet gjerman.
Ka treguar se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka gjetur strehë si refugjate në Gjermani. Madje, Braunshvajgun, qytetin e dytë më të madh në Saksoninë e Ulët e kishte vizituar shpesh pasi që atje kishte dajën e saj dhe pikërisht ky qytet i jepte ndjesinë e shtëpisë.
“Prandaj, ky çmim ka shumë rëndësi për mua, veçanërisht pasi që vjen nga edicioni i 35-të i Festivalit. Gjithashtu, të marrësh çmimin ‘Die Tilda’ është ndjenjë shumë e veçantë pasi që e kemi realizuar këtë film, duke mos e ditur se sa ndikim do të kemi te njerëzit. Rrëfimi i Fahrijes ishte mbresëlënës dhe ne kemi punuar me shumë pasion, prandaj është shpërblyese të shohësh reagimet pozitive që njerëzit po kanë karshi filmit”, ka thënë ajo.
Edicioni i 35-të i “Braunschëeig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid: filmat u shfaqën në kinema dhe online.
Në kategorinë “Neë International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin edhe 19 filma të tjerë.
Edicioni i sivjetmë nisi më 1 nëntor dhe përfundon sot”.