Zgjiidhen 22 anëtarë të Kryesisë së Aleancës për Shqiptarët
Gjatë ditës së sotme, partia opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët mbaji mbledhjen e parë pas Kongresit të Dytë të partisë.
“Në mbledhjen e sotme u zgjodhën 22 anëtarë të Kryesisë së partisë: Arben Taravari, Halil Snopçe, Elmi Aziri, Naim Bajrami, Nazim Taipi, Omer Ajdini, Syrija Rashidi, Flakron Bexheti, Bekim Pocesta, Zulfi Adili, Isen Shabani, Adnan Neziri, Artina Qazimi, Abdula Saliu, Azem Sadiki, Vjollcë Berisha, Bujar Abazi, Afërdita Hamza, Suzana Paçuku, Premtime Zylali, Ilire Dauti dhe Elefete Ismaili”, thuhet në komunikatën e ASH-së.
Ata shtojnë se në mbledhjen e sotme u lanë vende vakante për kryetarët e degëve, si dhe anëtarët e tjerë që do zgjidhen në mbledhjet e radhës.
“Sot u dhanë udhëzime edhe për fillimin e përgaditjeve për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, të cilët do të përzgjidhen me konkurs publik dhe do të votohen në kuvendet e degëve”, thuhet në fund të komunikatës.
Rruga Press