Bota

“Zgjidhje me dy shtete” – Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për njohjen e shtetit të Palestinës

Asambleja e BE-së votoi në favor të një rezolute jo-detyruese, të dakordësuar nga grupet e shumicës qendrore.

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë që u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së të “shqyrtojnë njohjen e Shtetit të Palestinës, me qëllim arritjen e zgjidhjes me dy shtete”.

Teksa Parlamenti ka mbështetur “njohjen në parim të shtetësisë palestineze” në të kaluarën, kjo rezolutë e re duket të jetë një thirrje më e drejtpërdrejtë për qeveritë kombëtare për të vepruar.

Lexo më shumë  Tisza e Hungarisë ruan epërsinë në sondazhe ndaj Fidezit të Orbanit në pushtet

Rezoluta u miratua me 305 vota pro, 151 kundër dhe 122 abstenime.

Sipas eurodeputetit socialist italian Nicola Zingaretti, kjo ishte rezultat i negociatave të plota midis grupeve politike mbi amendamente të ndryshme.

Votimi ishte i gjatë dhe i tensionuar, dhe anëtarët e Parlamentit madje kërkuan pushim për të kontrolluar votat e amendamenteve mbi Gazën, përpara se të vazhdonin me votimin përfundimtar mbi rezolutën në tërësi.

Lexo më shumë  Billie Eilish, Olivia Dean, Bad Bunny, Justin Biber dhe shumë artistë të tjerë protestojnë kundër ICE dhe Trump-it në fjalimet e tyre në Grammy

Një pikë tjetër e diskutueshme në rezolutë ishte përdorimi i termit “gjenocid” për të përshkruar sulmet e Izraelit ndaj Gazës.

Formulimi “veprime gjenocidale” si përfundim u refuzua dhe u hoq nga teksti. 

Rezoluta e miratuar mban titullin “Gaza në buzë të greminës: Veprimi i BE-së për të luftuar urinë, nevoja urgjente për të liruar pengjet dhe për të ecur drejt një zgjidhjeje me dy shtete”, duke theksuar urgjencën e ndërhyrjes humanitare dhe kërkesën për një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Rruga Press

YouTube player